Autoritetet italiane kanë zbardhur emrin e 16-vjeçares shqiptare që u fut të ndante prindërit e saj, por përfundoi e vdekur. Bëhet fjalë për adoleshenten Gessica Malaj. Në momentin që prindërit e saj po ziheshin, 16-vjeçarja ndërhyri pasi pa që i ati i drejtoi thikën të ëmës. Për rrjedhojë, thika që ishte në duart e Taulant Malajt, 45 vjeç, përfundoi në trupin e vajzës së tij. Gessica ndërroi jetë në vend.
Taulant Malaj ka plagosur edhe gruan e tij si dhe ka vrarë personin me të cilin dyshonte se e shoqja e tradhëtonte. Ngjarja ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s.
45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.
Këtë të fundit ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku vrau të bijën e plagosi të shoqen. Malaj ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.
- Më të lexuarat
- Menjëherë pas fitores, Luizi arratiset në Shkodër dhe ‘tërbon’ fansat me bishën luksoze (FOTO)
- “Ky ishte fundi”/ Nga sëmundja tek kërcënimet ndaj banorëve, rrëqeth rrëfimi emocionues i…
- ‘Kërcasin’ çmimet e shtrenja në Shqipëri, zbulohen tarifat më të lira të karburantit…