“Është vepër penale”/ Pas akuzës se familjarët e Kiarës e kanë kanosur, Tea del me deklaratën ‘bombë’: Kanë kërcënuar edhe Zhaklinën, por ja lëmë policisë ta zgjidh e jo TV

Jil
Jil
2 Min Read

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” bëri një deklaratë shumë të fortë gjatë një interviste në Top Channel.

Ajo rrëfeu se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiara Titos bashkë me këtë të fundit pas një përfundimi të spektakli në ambientet e jashtme të Top Channel.

Tea më pas tha se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje.

“Ka pasur dhe personazhe të tjerë që ka kërcënuar Kiara dhe burri i tezes së saj. Jo vetëm mua. Nuk doja ta thoja unë se flasin vetë personat por ja kanë kërcënuar dhe Zhaklinën”, tha gjatë intervistës Tea.

Ndërsa së fundmi, Trifoni ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “E Diell”, ku e pyetur për këtë ngjarje ajo u shpreh:

“Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është”.

Ndërsa e pyetur nëse ka marrë mesazhe në lidhje me këtë deklaratë, Trifoni tha:

“Kam marrë plot mesazhe, nuk i kam lexuar”.

Nga ana tjetër, ajo u pyet edhe se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës, ku ish-banorja tha:

“Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *