“Na e ka lënë porosi”/ Tom Doshi zbulon mesazhin e fundit me Ardian Nikulajn dhe bën premtimin miqve të biznesmenit: Ta çojmë në vend amanetin e tij

Jil
Jil
2 Min Read

Takimi i kryetarit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi me miqtë e biznesmenit Ardian Nikulaj dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së nis me një homazh për 50-vjeçarin e vrarë disa ditë më parë.

Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte.

“Ne nuk do ta lëmë në rrugë misionin e tij. Ai na ka lënë porosinë. Ka thënë ‘nëse më ndodh gjë mua ju vazhdoni rrugën’. Këtë ia ka thënë edhe vajzës së tij.  Nuk ka qenë e lehtë për mua të jem këtu. Kam qenë shumë i lidhur me të. Ju e keni pritur këtë mesazh prej meje. Dhe unë për këtë kam ardhur sot këtu, të votoni nr. 8 Partinë Socialdemokrate”, tha Doshi.

Kreu i PSD u shpreh se pavarësisht akuzave për ta ngjyrosur politikisht vrasjen e Ardian Nikulaj, një falenderim shkon për policinë e shtetit e cila zbardhi autorët që ekzekutuan Nikulajn, ndërsa tha se misioni i të ndjerit nuk do të mund të shuhet asnjëherë.

“Berisha u mundua ta përziente ngjarjen me politikën. Unë dua të falënderoj sot policinë që të gjithë sot e dimë se një grup kriminal erdhi dhe mori pjesë në vrasjen e Ardianit. Ju të gjithë e dini sa i rëndësishëm është Këshilli Bashkiak, ne pretendojmë që në Lezhë dhe në Mirditë do të dalim forcën e parë. Edhe në Laç po punojmë. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe na bën optimistë edhe për fitoren e thellë që do të kemi. Pas 2 vitesh kemi zgjedhjet parlamentare dhe duhet të kemi deputetin tonë në qark”, tha Tom Doshi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *