JiL.al - Jeto i Lumtur

“Oligarkëve do u presim…”/ Posteri provokues i Këlliçit ‘tërbon’ kandidatin bashkiak, Bejko e ironizon hapur: Dimë ku t’i fusim duart e ta vëmë gishtin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë tha në një intervistë televizive se një nga objektivat e rëndësishme të programit të tij është të çlirojë tregun e ndërtimit.

Kjo sipas tij do të bëhet duke prerë duart e oligarkisë politike dhe krimit, që siç tha në partneritet me Ramën po pastrojnë para në Tiranë.

Bejko bëri ironi me posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit, teksa tha se “PD di ku i fut duart dhe ku e vë gishtin”.

“Tregu i ndërtimit duhet të çlirohet, duke prerë duart e oligarkisë politike dhe krimit, që në partneritet me Ramën po pastrojnë para, 1,6 mln euro pastrohen në Tiranë. Do hetojmë lejet e ndërtimit dhe do bashkëpunojmë me drejtësi që ky lloj monopoli të marrë fund. Bashkia ka në dorë që të mos i përqendrojë në 5 duar fondet, kjo tregon korrupsion të lartë…Ne dimë se ku t’i fusim duart, dimë dhe ku ta vëmë gishtin”, tha Bejko.

Scroll to Top