Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, shqiptari filmoi dhe i shpërndau pamjet në Whatsapp

Jil
Jil
3 Min Read

Detaje te reja dalin në dritë nga ngjarja rrëqethëse në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj, 45 vjeç, vrau një shtetas italian dhe të bijën 16-vjeçare, pasi kjo e fundit ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.

Autori i vrasjes pasi kreu krimin e dyfishtë, ka filmuar ngjarjen makabre dhe pamjet së bashku me një rrëfim ua ka dërguar disa personave me mesazh në ëhatsapp. Ne videon me pamjet e rënda, Malaj dëgjohet të thotë:

“E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shk**dhehej gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën.”

Sikurse duket edhe nga pamjet, pas filmimeve jashtë, Malaj futet në banesë duke vijuar me xhirimet e pamjeve horror. Aty shihet trupi i pajetë i të bijës i shtrirë në tokë, ndërsa i drejtohet bashkëshortes duke i thënë: “Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë. Pusho o ku*ve m*tit, pusho. Pusho o ku*ve m*tit. Pusho shk**dhefsh gjithë ditën. Boll o ku*vë. Boll, boll, boll ku*vë se ta fala njëherë, boll.”

Ndërsa e shoqa dëgjohet të thotë “po çfarë bëre kështu”.

“Shiko i kam therur dhe do t’i therë akoma, s’ka ardhur asnjë polici. Ku është djali? Do t’i therë tani”- thotë Malaj në video.

Mediat italiane raportojnë se Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me tregtarin italian Massimo De Santis, pronar i “Jolly”, dy lokaleve të njohura në Torremaggiore dhe njëherazi, kunati i senatorit Gisella Naturale. Në rrethana ende të paqarta, ai ka qëlluar shtetasin italian, në shkallët e pallatit, aty ku duken njollat e mëdha të gjakut.

Gjatë konfliktit, Malaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten, Tefta Malaj, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit, Gessica, që ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën është qëlluar për vdekje nga autori. Bashkëshortja e vrasësit shqiptar, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia në gjendje jo të rëndë shëndetësore, por e shokuar nga ngjarja.

Pas vrasjeve, Malaj u arrestua pranë pallatit. Gjatë ndalimit, ka rrëfyer se po kërkonte djalin e tij pesë vjeçar. Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse mes çiftit ka pasur konflikte të mëparshme./tch

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *