EMRI/ Kush është 22-vjeçarja që braktisi foshnjën në Durrës, 2 vite më parë kishte braktisur dy fëmijët e tjerë

Jil
Jil
3 Min Read

Një burrë me një foshnje në krah u paraqit në fundjavë pranë Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, duke deklaruar se e gjeti beben në rrugë.

Punonjëset në shërbim pasi i dhanë një biberon me qumësht e orientuan, në bazë të protokollit, që ta dërgojë atë në spitalin e Durrësit për kontroll mjekësor.

Pas kësaj, policia nisi menjëherë hetimet nga të cilat rezultoi se foshnja, një vajzë vetëm dymuajshe, ishte lënë nga nëna në anë të rrugës në zonën e Golemit.

Hetimet çuan në identifikimin e nënës së foshnjes, një 22-vjeçare që ndonëse me banim në Tiranë e ka lindur fëmijën në maternitetin e Durrësit.

E shpallur në kërkim nga policia e Kavajës për veprën penale të “braktisjes së të miturve”, 22-vjeçarja rome Denada Sula u kap nga shërbimet policore dhe deklaroi se e ka të pamundur të rrisë fëmijën e saj.

Top Channel mëson se nëna e re ka një proces të hapur gjyqësor për të njëjtën vepër penale në Gjykatën e Durrësit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ajo braktisi dy fëmijët e saj, përkatësisht një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 9-muajshe, në afërsi të gjykatës.

Në atë kohë ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, që erdhi në jetë nën peshë në maternitetin e Durrësit, për të pasur të njëjtin fat, si motra dhe vëllai i saj.

Foshnja që sot mbush 2 muaj nga ardhja në jetë ndodhet në pediatrinë e spitalit të Durrësit ku po i nënshtrohet analizave të ndryshme shëndetësore dhe më pas me vendim të Shërbimit Social do të kalojë në një banesë të re, në Shtëpinë e Foshnjes.

Gjatë viteve të fundit, braktisja e fëmijëve është një fenomen që ka ardhur në rritje. Vështirësitë ekonomike mbeten faktor kryesor për heqjen dorë nga përgjegjësitë prindërore për rritjen e fëmijëve, por ky është një veprim i dënueshëm nga ligji dhe shoqëria.

Kodi ynë penal parashikon dënimin me gjobë, ose burgim gjer në 3 vjet për prindin braktisës dhe në rastet kur braktisja ka sjellë pasoja në shëndetin a jetën e të miturit dënimi shkon deri në 10 vjet burg.

Në gjykatën e Durrësit nuk kanë munguar dënimet për këtë vepër penale, vendime që janë dhënë kryesisht për nënat braktisëse.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *