Një sherr me disa personave ka ndodhur në aksin rrugor rural Miliska – Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”.
Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi B.N, i mbetur i lënduar dyshohet se shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin B. N.
Shtetasi B. N., si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ka dhënë deklarim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar, shtetasit V. M., R. M., dhe S. S., dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime procedurale.noa.al
- Më të lexuarat
- EMRI/ Kush është 22-vjeçarja që braktisi foshnjën në Durrës, 2 vite më parë kishte braktisur dy fëmijët e tjerë
- Sara Hoxha ‘zihet ngushtë’ dhe bën kërkesën e pazakontë për të gjitha vajzat…
- Zgjedhjet e 14 majit/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS-së (EMRAT)