Teksa tronditi opinionin publik me krimin makabër, pasi vrau me thikë vajzën e tij dhe fqinjin italian dhe plagosi gruan, Tualant Malaj ka bërë një tjetër rrëfim.
Para hetuesve, 45-vjeçari pretendon se 51-vjeçari italian, Masimo De Santis e kishte marrë bashkëshorten e tij disa herë xhiro me një makinë luksoze tip Maserati.
“Një ditë, ai mori gruan time me Maserati-n e tij”, rrëfeu Taulanti.
I bindur se gruaja e tradhtonte, për ta vërtetuar këtë tha se kishte filmime me celular të drekave dhe darkave të tyre së bashku.
I fiksuar pas xhelozisë së gruas, vrau italianin me teh çelësi dhe më pas shkoi t’i merrte jetën 39-vjeçares me të cilën ka 2 fëmijë.
Në tentativë për të vrarë gruan, i doli para vajza 16-vjeçare, të cilën e qëlloi me thikë disa herë duke i shkaktuar vdekjen.
Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularët e personave të përfshirë në masakër.
- Më të lexuarat
- EMRI/ Kush është 22-vjeçarja që braktisi foshnjën në Durrës, 2 vite më parë kishte braktisur dy fëmijët e tjerë
- Sara Hoxha ‘zihet ngushtë’ dhe bën kërkesën e pazakontë për të gjitha vajzat…
- Zgjedhjet e 14 majit/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS-së (EMRAT)