Tragjike/ Vetëvritet djali i efektivit të policisë, dalin detaje nga ngjarja

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë.


Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, teksa mësohet se viktima është djali i një efektivi të policisë së Kosovës. I riu ka qenë duke luajtur me armën e të atit, e cila është shkrepur aksidentalisht dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë, të cialt i kanë sjellë dhe vdekjen.

Njoftimi i policisë:

 Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit . Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkëme zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve  të DRP-se të Prizrenit, vazhdojne hetimin e rastit të cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *