Përplasen 3 automjete me njëri-tjetrin, dalin detajet e para

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.


Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se 3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Në aksident janë përfshirë nje furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore.

Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve. Nga ana e bluve është ndërhyrë edhe për disiplinimin e qarkullimit, në një aks me fluks lëvizjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *