JiL.al - Jeto i Lumtur

U bënte presion qytetarëve për fushatën zgjedhore, merret vendimi për policin në Korçë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një foto e një punonjësi policie është bërë virale në rrjetet sociale, pasi është kapur duke iu bërë presion qytetarëve për berje vote. Policia e Konispolit ka raguar menjëherë në lidhje me rastin dhe ka marr vendimin ndaj efektivit të policisë në Korçë.

U bënte presion qytetarëve për fushatën zgjedhore, merret


Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm

Scroll to Top