Gazetari i Euroneës Albania, Kosovë Gjoci me anë të një njoftimi në rrjetin sociale Facebook bën të ditur dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit.
Ai ka bërë me dije se njerëzit që kujdesen për sigurinë e kryeministrit të Kosovës e kanë shtyrë pa qenë e nevojshme dhe madje i kanë rrezikuar mjetet e punës.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Gjoci tha se është kërcënuar nga një nga truprojat.
“I pari është një tullac, nëse mund ta quaj kështu që më shtyn dhe bien pajisjet në tokë dhe më pas vjen tjetri, pas reagimit tim dhe më tha ‘më shiko në sy e më mbaj mend mirë’,” – tregoi Gjoci.
Çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje gazetarit ishte prania e kryeministrit Kurti dhe mos reagimi i tij pasi e pa të gjithë skenën.
- Më të lexuarat
- Butrint Imeri nuk i ndahet Kiara Titos? Këngëtari publikon fotot që “çmendën” ndjekësit
- Parashikimi i motit/ Vera që nuk po vjen, si do të jetë koha…
- Kiara Tito publikon foton e veçantë me Luiz Ejllin
- Luiz Ejlli është takuar me Dorin? Olta Gixhari tregon haptazi raportin me çiftin…