JiL.al - Jeto i Lumtur

U godit me grusht në fytyrë në mesnatë, reagon Erion Isai: Nervozizmi tregon panik, stafi im…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

]Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë i cili u raportua se është dhunuar disa orë para zgjedhjeve, u shfaq para kamerave me hundën e dëmtuar për t’i bërë apel qytetarëve të votojnë për cilin kandidat të duan në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh se i vjen turp të ketë një vëmendje të tillë, jo prej zgjedhjeve, por prej dhunës së ushtruar nga kundërshtarët.

“Mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’ me historira bllokime rrugësh dhe absurditete, banalitete që nuk i kanë hije të gjithë Shqipërisë, jo vetëm Kolonjës që e ka treguar se dhunën e refuzon dhe e refuzon me forcë.

Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’ dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar,” – u shpreh Isai.

Scroll to Top