
Një përplasje ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.
Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po bën veprimet përkatëse.
Partia Socialiste Roskovec e ka dënuar këtë akt duke e quajtur të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.
Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.
- Më të lexuarat
- Butrint Imeri nuk i ndahet Kiara Titos? Këngëtari publikon fotot që “çmendën” ndjekësit
- Parashikimi i motit/ Vera që nuk po vjen, si do të jetë koha…
- Kiara Tito publikon foton e veçantë me Luiz Ejllin
- Luiz Ejlli është takuar me Dorin? Olta Gixhari tregon haptazi raportin me çiftin…