Rakip Suli duket se do të jetë kryebashkiaku i Bashkisë së Kamzës edhe për 4 vitet e ardhshme.
Sipas rezultateve të deritanishme, Suli kryeson ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë’.
Në Kamzë ka filluar festa për këtë rezultat, teksa simpatizantët e Partisë Socialiste kanë festuar me flamuj kombëtarë, kanë brohoritur dhe ndezur fishekzjarre para godinës së shtabit elektoral të Partisë Socialiste.
Suli, i cili ndodhet në godinë, i përshëndeti simpatizantët nga dritarja.