Elbasan- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur e deritanishme nga qendrat e votimit ku ka përfunduar votimi në tre bashkitë ku u votua elektronikisht.
Kandidati i PS Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi me mbi 55% të votave. Mbeten ende pa u shpallur rezultati për 74 kuti nga 224 gjithsej por nuk pritet të ketë ndikim në rezultat.
Me f itore të thellë, Partia Socialiste ka kryesuar në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.
Në Vorë Blerim Shera ka marrë 73.52 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.48 përqind. Në Vorë ka përfunduar totalisht pasqyrimi i rezultatit.
Në të treja bashkitë ku u votua elektornikisht për herë të parë, ka nisur festa nga simpatizantë të Partisë Socialiste, me fishekzjarrë e flamuj kombëtarë.
Edhe pse nuk është shpallur rezultati final, nuk pritet që kutitë e mbetura të përmbysin rezultatin.noa.al
- Më të lexuarat
- Butrint Imeri nuk i ndahet Kiara Titos? Këngëtari publikon fotot që “çmendën” ndjekësit
- Parashikimi i motit/ Vera që nuk po vjen, si do të jetë koha…
- Kiara Tito publikon foton e veçantë me Luiz Ejllin
- Luiz Ejlli është takuar me Dorin? Olta Gixhari tregon haptazi raportin me çiftin…