JiL.al - Jeto i Lumtur

Alimehmeti rendit arsyet e humbjes së “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ilir Alimehmeti i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që mbështeste fushatën e Belind Këlliçit në Tiranë, thotë se Partia Demokratike duhet të reformohet brenda vetes.

I ftuar në emisionin Opinion , Alimehmeti renditi sipas tij përse “Bashkë Fitojmë” humbi në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të bashkive në rang vendi.

“Gjithmonë bashkohem sa herë ka numër të ulët votuesish nuk është mirë për demokracinë dhe është gjithmonë në favor të pozitës. Sa herë ndodh diçka kjo është në sjellen time së pari sytë hidhen drejt vetes. A mund të kshim punuar ne më mirë? Përçarja patjetër ka pasur efektin e vetë. Ishte pasojë e një ndërhyrje dhe nga ana e qeverisë që me forcë e zvarrit problemin gjyqësor. Ne kemi nevojë brendsa nesh për një reformim, për karshi bashkimi tonë brenda shtëpisë.

Gjithë fushata e PS ka qenë dekurijm votuesi. Të dekurajosh njerëzit të votojnë është krim ndaj demokracisë. Nuk e bën një vend demokratik. Kjo është rruga e gabuar. Asnjë lider në Europë nuk mund të bëjë thirrje mos voto.

Patëm problematikë madhore me sistemin elektronik të identifikimit. Shumë votues erdhën, gjetën problematika, ju kërkua 3 orë të prisnin dhe kjo ka të bëjë dhe një shtet i varfër që harxhon dhjetra miliona Euro për pajisje që të lenë në baltë dikur kur duhet…

Numri absolut i njerëzve që kanë të drejtë të vootojnë që ndodhen në Shqipëri, ne kemi një shpopullim shumë të madh dhe kemi një mosinteresim sidomos në Tiranë, ka një lloj neverie të yshtur ndaj politikës. Kur fushata u bë qëllimisht politike, dihej rezultati”, tha ndër të tjera Ilir Alimehmeti.   

Scroll to Top