Vrau për një fjalë goje kunatën, zbardhet dëshmia tronditëse e autorit të krimit makabër në Elbasan

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan.

Sipas informacioneve, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Konflikti ka nisur kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij.

Më pas viktima nuk i ka bërë drekën dhe 55-vjeçari e ka ekzekutuar me sëpatë motrën e bashkëshortes.

“E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, mësohet të ketë thënë në polici autori.

Autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur. Ndërkohë po bëhen analizat e gjakut që janë gjetur në trupin e autorit dhe gjakut në sëpatë.

Në fshatin Kusarth, 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit.

58-vjeçari u kap nga policia  në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak dhe po ecte me vrap.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *