Krist Aliaj është pa dyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Ai ia doli të ishte në finalen e madhe të sezonit, por nuk arriti ta fitonte. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai u lidh edhe me këngëtaren Keisi Meidini, por marrëdhënia e tyre zgjati pak.
Dhe të gjithë e kanë vlerësuar mënyrën se si Krist Aliaj e menaxhoi ndarjen nga Keisi, duke mos bërë drama dhe nuk e lejoi veten që të mërzitej nga kjo gjë. I ftuar në emisionin ‘Wake Up’, Kristi tha se e kaloi me sportivitet pasi nëse do bënte drama, do ishte diçka që banorët e tjerë do e përdornin dhe do e sulmonin.
“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra.
Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë.Lorenci po më provokonte shumë. E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën.
Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam patur shumë durim”, u shpreh Kristi në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel.
- Më të lexuarat
- Shkodrani i “çmendur” pas Luizit, nuk do ta besoni se çfarë bëri në fletën e votimit (Foto)
- Shifra marramendëse, ja cfarë REKORDI të jashtëzakonshëm theu kënga e Luizit me të…
- Foto/ Luiz Ejlli nuk ndalet, thyen një tjetër rekord, ja çfarë ndodhi me…
- Krisje mes Kiarës dhe Luizit? Çifti publikon FOTON që i habit të gjithë