“Big Brother” mund të ketë mbaruar por dinamikat nuk mungojnë as jashtë.
Banorët ftohen nëpër studio televizive dhe pyeten vazhdimisht për raportet me ish-banorët.
Në emisionin e mëngjesit ishte Jori e ftuar dhe përveç vetes, planeve dhe projekteve, moderatori e ka pyetur edhe për një ish-banore si Kiara Tito.
Teksa u pyet nëse ka folur me Kiarën, Jori tha:
“Me Kiarën,i kam shkruajtur ca gjëra,më është përgjigjur çik kshu..nuk kemi fol shumë sinqerisht”.
A ka ndonjë hatëmbetje?
“Nga ana ime jo, absolutisht jo”, përgjigjet modelja.