JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhen detajet shokuese/ U njohën në rrjetet sociale dhe lanë takim, si e rrëmbeu 53-vjeçarin i riu dhe e çoi në një banesë në “Ali Dem”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje te reja zbardhen nga rrëmbimi i një 53-vjeçari në Tiranë nga një i ri, nën kërcënimin e thikës.

Mësohet se 23-vjeçari Arment Trezhnjeva, i arrestuar tashmë nga policia dhe 53-vjeçari që denoncoi, të cilët dyshohet se i përkasin komunitetit LGBTQ, ishin njohur në rrjetet sociale dhe kanë aty komunikuar prej disa kohësh.

Disa ditë më parë i riu i ka kërkuar një takim. Dhe në momentin që janë takuar përballë në zonën e “Brrylit” Arment Trezhnjeva i ka marrë telefonin 53-vjeçarit nën kërcënimin e thikës dhe ka dërguar në një banesë në lagjen “Ali Demi” ku e ka mbajtur për disa orë që të mos denonconte.

Pasi është liruar, ai ka denoncuar në komisariat. Nga komunikimet mes dy personave në telefonat e sekuestruar nga policia, 2 shtetasit dyshohet se i përkasin komunitetit LGBT.

Scroll to Top