Takimi “romantik” shkon keq/ Gruaja i bën ‘gjëmën’ burrit, policia kërkon ndihmë: Kush e njeh…

Jil
Jil
2 Min Read

Policia në Miami është në kërkim intensiv të një zonje të panjohur, e cila dyshohet se ka droguar një burrë që ka takuar në një takim dhe më pas e ka grabitur.

Ata dyshojnë se ajo i ka vjedhur bizhuteri dhe ora në vlerë 600 mijë dollarësh, duke përfshirë dy Rolex, shkruan NY Post.

Pasi u takua me burrin në një bar në Wynwood më 8 maj, gruaja e paidentifikuar u ftua përsëri në tavolinën e tij rreth orës 5:30 të mëngjesit, ku ajo e drogoi me pije, thotë më tej policia.

Takimi "romantik" shkon keq/ Gruaja i bën

Autoritetet besojnë se ajo është në mesin e të 30-ave. Burri thirri policinë pasi u zgjua rreth mesditës, dhe gjeti kasafortën e tij të hapur dhe bizhuteritë e tij të zhdukura.

Ndër artikujt e shtrenjtë që ajo grabiti ishin një Rolex Daytona Rainbow me diamante dhe një Rolex Sky-Dweller. Jo vetëm kaq por akuzohet se ka vjedhur edhe një zinxhir ari, byzylykë, syze dielli Cartier dhe një unazë diamanti prej ari rozë, tha policia.

Pamjet e kamerave tregojnë të dyshuarën në ashensor me burrin brenda ndërtesës së tij, dhe përsëri teksa ajo po dilte nga banesa e tij.

Ndërsa bën daljen e saj të nxituar, ajo është parë duke mbajtur dy gota blu në njërën dorë. Detektivët thonë se nuk ishte aksident, por se ajo e bëri atë në mënyrë që ata të mos zbulonin ADN-në e saj. Ajo mori dhe gotën e tij, që të mos merrnin vesh se çfarë droge kishte brenda. Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e grabitëses.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *