JiL.al - Jeto i Lumtur

U dënua me burg, ish- presidenti Nicolas Sarkozy thyen heshtjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy ka thyer heshtjen pas një vendimi të gjykatës që e dënon atë me burg për tre vite për korrupsion. Në një intervistë ekskluzive për Le Figaro ish presidenti Sarkozi deklaron se ai është një luftëtar, dhe se do ti shkojë çështjes deri në fund.

“Nuk jam i surprizuar. Unë e dija se do të ishte një luftë afatgjatë për të fituar jo vetëm për çështjen time, por është esenciale për principet e demokracisë që janë rrëzuar: konfidencialiteti i bisedave ndërmjet një avokati dhe klientit të tij; realiteti i provave dhe mungesa e tyre; dyshimi që duhet në çdo lloj rrethane i bie mbrojtjes dhe jo prokurorisë; e drejta e drejtësisë që duhet të vendosë se çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë, dhe jo për çka unë jam. Pra, duhen parë faktet”, thotë gjatë intervistës Sarkozi i dënuar gjatë të mërkurës nga gjykata e Apelit për të ashtuquajturat “përgjimet Bismuth” .

“Unë jam një luftëtar, e vërteta do të triumfojë”, vijon Sarkozi për gazetarët e Figaro.

Ai u dënua sipas gjykatës pasi në vitin 2014 ka tentuar të sigurojë informacion, për një rast, pasi është larguar nga pushteti, duke sugjeruar se mund t’ia garantojë gjyqtarit një pozitë prestigjioze.

Scroll to Top