JiL.al - Jeto i Lumtur

Mblidhni shifrat e datëlindjes suaj dhe zbuloni cili është numri i rrugës së jetës/ Ja ç’tregon ajo shifër për JU

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas fushës së numerologjisë, numrat mbartin karakteristika të dallueshme. Sipas një teorie të numerologjisë, numri që përfaqëson ditëlindjen tuaj luan një rol kyç në përcaktimin e personalitetit tuaj. Ashtu si lidhja e zodiakut me karakterin e njeriut, kjo teori merr parasysh edhe muajin e lindjes. Është mjaft interesante ndaj mësoni më poshtë se cfarë veprimesh duhet të bëni për të nxjerrë përfundimin se cili është numri i ditëlindjes tuaj (nuk është data e lindjes, sepse do të ishte shumë e thjeshtë)

Shënoni datën e lindjes tuaj në formatin e mëposhtëm: muaji / data / viti.

Mblidhni të gjithë numrat 05/03/1996. Për shembull 0 + 5 + 0 + 3 + 1 + 9 + 9 + 6 = 33

Duke qenë se rezultati i këtij shembulli doli një numër mbi 9 që nuk është 11 ose 22, do të duhet të mblidhni dy shifrat derisa të arrini një numër nga 1 tek 9, 11 ose 22. Në këtë rast, numri është 6 . Megjithatë, ju bëni veprimin e mbledhjes së muajit, datës dhe vitit të lindjes dhe mësoni diçka të re për personalitetin tuaj

# 1
Jeni një individ shumë i motivuar. Keni ambicie të mëdha dhe për shkak të natyrës suaj të pavarur dhe vetëbesimit keni prirjen të tregoheni agresivë! I qëndroni besnikë ideve tuaja, e nuk bëni kompromise pasi nuk e ulni kurrë “hundën” para të tjerëve. Kemi një këshillë për ju: Mundohuni të shpenzoni më shumë kohë me njerëzit e afërt dhe jini më altruistë.

# 2
Nëse numri i rrugës së jetës doli 2, tregon që ju jeni një njeri modest dhe shumë i ndjeshëm. Mund të jeni paksa të pavendosur dhe të vuani nga ankthi social. E gjitha, sepse nuk i duroni dot padrejtësite.

# 3
Ky numër i përket njerëzve me imagjinatë të shfrenuar, ekspresive dhe njerëzve optimistë që marrin më të mirën nga jeta. Megjithatë, kur është fjala për ndërveprime më të thella sociale, ju keni një tendencën për të shfaqur cilësitë sipërfaqësore

# 4
Nëse 4 është numri i rrugës së jetës suaj, ka gjasa që të jeni një person shumë praktik dhe i organizuar. Interesat tuaja priren drejt anës teknike në krahasim me krijuesen. Ju gjithashtu jeni shumë të sinqertë, saqë e kaloni cakun e tregoni pa takt. Miqtë dhe familja mund të ankohen se jeni shumë kokëfortë dhe jo fleksibël !

# 5
Jeni një person që shkon me rrjedhën dhe nuk ju intereson shumë mendimi i të tjerëve. Jeni gjithmonë gati për një aventurë të re, emocionuese. Nga ana tjetër, ju prireni të jeni të çorganizuar dhe të paduruar.

# 6
Ky numër do të thotë që je shumë i drejtë dhe protektivë ndaj njerëzve që keni afër. Miqtë tuaj ndoshta ju shohin si “prindi” i grupit tuaj shoqëror dhe shpesh vijnë tek ju për këshilla mbi marrëdhëniet dhe jetën në përgjithësi.POR ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes , në vend që të përpiqeni të rregulloni problemet e të tjerëve.

# 7
Ky numër i përket njerëzve introvert, të mbyllur në vete e të zhytur në mendime. Nuk parapëlqeni aspak të jeni nën shoqërinë e shumë njerëzve, por shijoni rrethin tuaj të ngushtë shoqëror. E njihni veten shumë mirë dhe mund të kujdeseni për veten emocionalisht.

# 8
Ju jeni patjetër një vajzë apo një djalë që po shkëlqeni apo do të shkëlqeni në të ardhmen, në fushën e biznesit. Ju planifikoni çdo vendim, qoftë i madh apo i vogël. Keni dëshirë për pushtet dhe status, gjë e cila mund të përkthehet si materializëm nga ana juaj. Ambicia është e mirë, por jini të kujdesshëm që karriera mos t’ju largojë nga familja dhe miqtë.

# 9
Ju dhuroni një pjesë të mirë të të ardhurave tuaja për bamirësi, apo jo? Numri i shtegut të jetës- 9, lidhet me altruizimin. Dëshira për të ndihmuar ata që janë në nevojë ju bën të sakrifikoni nevojat dhe dëshirat tuaja. Gjithnjë e dini se cfarë doni në jetë dhe keni një panoramë të madhe në mendje, por është mirë që t’i kushtoni vëmendje edhe detajeve dhe gjërave të vogla në jetë.

# 11
11 është një numër ‘master’. Nëse ky është numri i shtegut tuaj të jetës, ju ndani karakteristikat e numrit 1 dhe 2. Jeni një individ i pavarur, i sigurt dhe pëlqeni të futeni në territore të paeksploruara. Në të njëjtën kohë, ju keni një natyrë emfatike dhe bashkëpunuese.

# 22
22 është gjithashtu një numër ‘master’ dhe ndan karakteristikat e 2 dhe 4, duke kombinuar një vizion intensiv me natyrën praktike, të orientuar nga detajet. Keni tip kontrollues dhe nuk ju pëlqen kur ju dalin gjërat jashtë kontrollit

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top