JiL.al - Jeto i Lumtur

Keqtrajtonte prej 17 vitesh bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali, e shoqja: Pas lindjes së djalit, ai…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij për dhunë dhe keqtrajtim prej më shumë se 17 vitesh.

Referuar mediave italiane, 46-vjeçarja, gjithashtu shqiptare, ka rrëfyer para oficerëve në Calderara di Reno, se bashkëshorti i saj e dhunonte verbalisht, fiz ikisht, madje kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Sipas gruas, marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar pas ardhjes në jetë të djalit, në vitin 2006, kohë në të cilin i shoqi ishte i papunë dhe konsumonte al

Ajo ka treguar se në vitin 2018 ai e ka plagosur me thikë në dorë, por deri tani nuk kishte gjetur guximin për ta denoncuar.

Tashmë gruaja është larguar nga banesa ku jetonte me të shoqin, duke marrë edhe djalin, ndërsa 50-vjeçari është lënë në arrest shtëpie.

Scroll to Top