JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kushërirat e mia bullizohen se…”/ Dea Mishel shokon me rrëfimin tronditës pas daljes nga ‘BBV’: Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa ishte në studion e “E Diell” në Top Channel.

Duke komentuar rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP 2”, ish-finalistja u shpreh se nga nominimi Luiz-Efi-Kiara apo për humorin e zi, familjarët e saj kanë marrë komente negative dhe janë ndjerë shumë keq.

“Kanë marrë kërcënime me vdekje. Kushërirat e mia të vogla bullizoheshin në shkollë se janë kushërirat e mia. Janë prekur shumë. Edhe tani thonë sa mirë që u mërzitë, po u mërzita se edh e unë jam njeri”, tha Dea.

Ish-banorja e BB VIP shtoi se më pas këto persona kanë ndryshuar mendim për të dhe e kanë mbështetur.

“Tani shoqet e kushërirave iu thonë se duan të bëjnë fotografi me mua. Prindërit i përgëzojnë për mua. 90 për qind e atyre që më kritikonin kanë ndryshuara mendim”, tha Dea Mishel.

Scroll to Top