Në rubrikën “Trotuar”, tek “E Diell” Ronaldo Sharka ka ‘trazuar ujërat’ duke akuzuar Krisin dhe Dean si dy finalistë të lodhur.
Madje ai ka Dean se ka blerë rreth 40% të ndjekësve në Instagram. Sharka gjithashtu ka ngacmuar dhe Kristin për marrëdhënien me Zazën, ku në këto momente iu kundërvu Shqipja e cila e konsideron atë si njeri që mbështeti Luizin dhe tani është kthyer në një tapet që e shkelin me këmbë.
Ronaldo Sharka: O Manush të ulemi këtu të flasim për Dean e Kristin, janë shumë njerëz të mirë, i kam pëlyqer, por jo si lojtarë. Këta janë finalist të lodhur të “Big Brother” që fsheh “like-n” në Instagram. Dea Misheli 40% të ndjekësve i ka të blerë. Kristi djalë i mirë aktiv, pse nuk ia përmend Kristit këtë lidhjen me Zazën që doli e tha jam i lidhur, pastaj tha jam i zgjidhur.
Shqipja: Jeta e Kristit mendoj unë që nuk të intereson aty as publikut. Ashtu siç ke mbrojtur atë lojtarin që të quante “Butterflie”, erdhe përsëri i dhe dorën Luizit, e përqafove, që këtu dukesh që je një tapet që të shkelin me këmbë dhe i fshin këpucët me ty. Ti nuk mund të na japësh mend ne.
- Ja çfarë tha Luizi për Jorin, nuk pritej
- “Zhaklina të lutem boll”/ Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë…
- “S’më intereson mendimi yt”, “S’më duhet karakteri yt”, përplasje mes Efit dhe Zhaklinës
- Publiku i doli kundër pasi bllokoi Kiarën në lavaman, Luizi: Faji ishte i…