JiL.al - Jeto i Lumtur

 Vrasja e Arjan Gosës, identifikohet autori i dyshuar.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçari, Arjan Gosa pas të shtënave në një lokal në qytet.

Viktima ndodhej me të atin teksa po pinin kafe në një lokal në pjesën e jashtme. Në një moment është afruar një person i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë.

Plumb ishte fatal për 48-vjeçarin pasi e goditi në kokë dhe e la të vdekur në vend.

Ndërkohë është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes. Autor dyshohet të jetë 31-vjeçari, Habib Rexha.

Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit./5pyetjet.al

Lexo të radhës

Scroll to Top