Sherri i bujshëm me Noizyn, Stresi zbulon si qëndron e vërteta: Na merrnin në telefon familjarët…

Jil
Jil
1 Min Read

Stresi tek “Mos i bjer me top”, ka folur edhe për rrengun që bëri me Noizyn përpara se të nxirrnin bashkëpunimin e tyre të parë.

Ai shprehet se e bënë këtë lojë për të parë se kujt do i bëhej qejfi për prishjen e marrëdhënies mes tyre e kujt jo, prandaj u përpoqën ta bënin më të besueshme. Madje Stresi tregon se shumë familjarë e kanë marrë në telefon sepse ishin mërzitur.

Stresi: Kjo është bërë për të parë reaksionin e njerëzve. Sepse njerëzit nëse të duan realisht të mirën nga ky bashkëpunim apo nga kjo që na ka ndodhur neve, njerëzit do mërziteshin shumë nga kjo rreng. Ne kemi dashur të nxjerrim ato mbeturinat që sjell deti në sipërfaqe. Kemi dashur të shohim njerëzit që i bëhet qejfi si në publik dhe brenda nesh. Ishte ideja e të dyve.

Ronaldo Sharka: Shumë fansa u mërzitën.

Stresi: Janë merakosur shumë, të shtëpisë mua më kanë marrë në telefon, më kanë marrë miq të ngushtë, edhe Noizyn e kanë marrë shumë njerëz, shumë shokë.

Erjola Doci: E keni mbajtur lojën me njerëzit e afërt?

Stresi: E kemi mbajtur me të gjithë lojën deri diku, sepse një rreng ashtu duhet të mbahet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *