Pas sherreve, Olta e Genti do të luajnë film së bashku? Habit aktori: Do e shmang atë pjesën ku e vras…

Jil
Jil
2 Min Read

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Gent Hazizi ishte i ftuar në “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë intervistës moderatori Ronaldo Sharka e ka pyetur nëse me të vërtetë Olta do të jetë pjesë e filmit ku dhe ai është protagonist, ku në role Genti vret Oltën dhe për këtë Genti është përgjigjur:

‘Jo nuk është te “Tryeza e zezë” mund të jetë në ndonjë film tjetër, unë e kam thënë që nuk kam ndonjë gjë me Olta Gixharin, ne jemi aktorë edhe nëse do kemi ndonjë film të tillë do e shmang atë pjesën që vras Oltën…ajo le të më vrasi mua nuk e kam problem… ‘, tha aktori me humor!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *