JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqiptari vrau pamëshirshëm ish-gruan, reagon me deklaratën tronditëse nëna e të ndjerës: Është rrahur me kabllo dhe i thoshte…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje shqiptare në Gjermani. Besmir Ademi, 37-vjeç ka vrarë gruan e tij, Jetmira Bekën, 28 vjeçe.

Nëna e viktimës ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë ish-dhëndri vajzës së saj.

“Që prej 8 vitesh e kërcënuar prej tyre, jo e vrasim sot, jo e vrasim nesër. Nëse ti thua diçka në familjen tënde, ose ndahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunën që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’ka qenë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhur çfarë ka ndodhur, na vjen keq, edhe Jetmirën, që ka qenë një çike që nuk mundesh me e gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrur me na kërku falje”, tha ajo.

Ajo rrëfen se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga burri, me ndërhyrjen e shtetit gjerman.
“Jetmira është ndarë që dy muaj prej tij. E ka ndarë shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira ka ikur prej shtëpisë. Policia e ka kthyer Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Pas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çuar në shtëpinë e grave”, tha ajo më tej.

Madje tregon se si viktima, për një kohë të gjatë ishte torturuar në mënyrat më çnjerëzore nga burri i saj.

“Ai s’ka mundur ta përballojë atë pse kjo ndahet prej meje. Ajo është rrahur me kabull të televizorit. Është rrahur me thikë në fytë, me çelësa të makinë. I ka thënë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika, Ledina i ka 7 vjet”, tha ajo

Lexo të radhës

Scroll to Top