Pasi u vetëdorëzua, Habib Rexha ka dëshmuar në polici se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.
Bëhet me dije se Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arjan Gosën.
“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.
Më pas Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe miku i tij e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë.
- Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit në Tiranë, ngrihen në protestë qytetarët
- Pamje nga martesa përrallore e vajzës së Tom Doshit me biznesmenin e njohur,…
- Në një film bashkë, nuk ua merr mendja për rolet që do kenë…
- Në kontradiktë me veten, publikohen 2 deklaratat e kundërta të Kiarës (Video virale)
- Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen bashkë në Kosovë, këngëtari i bën partneres…