Studentja i vë flakën konviktit, dalin detajet e fundit

Jil
Jil
2 Min Read

Një zjarr në një konvikt në Guyana ka shkakuar 19 viktima. Sipas BBC, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxënëse, e cila ishte zemëruar pasi i kishin konfiskuar celularin e saj.  E dyshuara aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor për djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.

Në momentin e shpërthimit të flakëve të zjarrit, konvikti ishte i kyçuar dhe dritaret po ashtu të mbyllura. Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfundimisht përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 studente.

Administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën pasi e kishte kapur gjendja e panikut. Thuhet se zjarrfikësit kanë përdorur thyerjen e mureve për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë. Mediat lokale raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.

Sipas Associated Press, vajza akuzohet se ka kërcënuar për sulmin, pasi u disiplinua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.

Më herët, presidenti Irfaan Ali, e quajti zjarrin një katastrofë të madhe.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *