Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç.
Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milotit, ku një automjet është përmbysur. Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime, por prezenca e makinës në rrugë ka krijuar trafik të rënduar.
Ndërkohë policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.