JiL.al - Jeto i Lumtur

Shpërthimi i fasonerisë me tritol, detajet e reja ‘zbërthejnë’ intinerarin e autorit: Dyshohet se lëvizte me…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi i tritolit te fasoneria në rrugën “Fadil Deliu”, e cila është në pronësi të një shtetasi italianit.

Autori i vendosjes së sasisë së tritolit tek fasoneria, mësohet se Roberto Bingaido veproi i vetëm. Referuar burimeve pranë grupit hetimor, autori ka ardhur në vendngjarje me një biçikletë, ka vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe më pas është larguar.


Nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme të vogla materiale. Për të mos u identifikuar autori në kokë mbante një skafandër, megjithatë hetuesit kanë në duar pamje të shumta të kamerave të sigurisë ku ai është ekspozuar.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit, ndërsa dyshimet janë përqëndruar në disa pista.

Konfliktet e pronarit të fasonerisë në të shkuarën, pasi sipas informacioneve ai është lidhje shoqërore me persona të skeduar më herët nga policia. Ndërsa pista e dytë që po hetohet lidhet me ndonjë mosmarrëveshje në biznesin që ai drejton.

Burime nga policia, bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që në biznesin e shtetasit italian, Roberto Bingaido vendoset lëndë plasëse.

Më 5 Maj, një tjetër sasi tritoli iu vendos në pjesën e jashtme të fasonerisë, por që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Scroll to Top