Studimi fundit: “Big Brother pëlqehet nga njerëzit e trashë që kanë jetë të mërzitshme”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një studim i ri nga neuroshkencëtarët në Japoni raporton se shikimi i gjatë i televizionit sidomos programeve reality show si Big Brother ndryshon strukturën e trurit të fëmijëve dhe ndikon dhe tek të rriturit, duke mbështetur gjetjet e disa studimeve të mëparshme për inteligjencën verbale më të ulët tek këta njerëz, si dhe agresionin e rritur.

Sipas studimit, njerëzit të cilët shohin më shumë se 1 orë Big Brother në ditë në Tv dhe rrjetet sociale, kanë tendencën të kenë inteligjencë më të ulët se mesatarja popullsisë.

Televizioni po bëhet gjithnjë e më i lodhshëm dhe i pahijshëm, dhe kështu po bëhemi edhe ne.

Mediokriteti pa inteligjencë, i keq dhe i padobishëm që maskohet si lodër pa rëndësi – por është në të vërtetë diçka e dëmshme. “TV-realiteti është ushqim i pashëndetshëm për trurin tonë, dhe në të njëjtën mënyrë që ushqimi i pashëndetshëm na rrëzon dhëmbët dhe na bën të sëmurë, TV-realiteti i keq si Big Brother shkatërron trurin tonë dhe na bën më të egër”, thotë Dr. Marcia Sirota, psikiatër, trajnere dhe folëse profesionale.

Shumica e TV-realiteteve na ofrojnë të njëjtën cilësi si ushqimi më i lirë dhe i shpejtë, thotë Sirota. “Ata festojnë budallallëkun, papërzemërsinë, egoizmin, spiunimim dhe hakmarrjen. Ata na përmbushin dëshirat dhe impulset tona më të ulëta, na mahnitin por na japin kalori të zbrazëta.”

Mendojeni si një mostretje ushqimi të madhe. Dhe e vështirë për të pranuar është fakti që konkurrentët dhe gazetarët vlerësohen dhe shpërblehen në fakt për sjelljen e tyre që është jashtë normales.

Yjet e emisioneve të realitetit po bëhen të pasur dhe të famshëm duke vepruar si budallenj dhe egoistë,” shton Sirota

Pasojat janë të frikshme.

Bryan Gibson, një psikolog në Universitetin Qendror të Michiganit, thotë se “ekspozimi ndaj agresionit të lidhur me marrëdhënie të keqe në disa emisione të realitetit si Big Brother mund të rrisë agresionin te spektatorët edhe më shumë” se sa ekspozimi ndaj medias së dhunshme, si dramat e krimit.

Studimi i Gibson kishte njerëz që shihnin 40 minuta një emision të Big Brother që përmbante shumë agresion, mardhënie të komplikuar në çift dhe sherre. Të tillë persona treguan më shumë agresion se ata që shihnin 40 minuta një emision televiziv normal

“Studimi ynë tregon se menjëherë pas ekspozimit ndaj një prej këtyre emisioneve, njerëzit janë më të prirur të bëhen agresivë dhe të diskutojnë për gjëra pa vlerë,” thotë Gibson.

Sipas ekspertit të kulturës së popullarizuar, Rob Weiner, zvarritja e përgjithshme e shoqërisë dhe injoranca e përhapur po ndodh për shkak të gjërave si TV-realiteti, komentimi dhe postimi anonim në internet dhe mungesa e aftësive logjikuese.

Jeta reale e imiton më pas këtë art të keq që shikoni në TV – shton ai

Bëni një dietë: Largohuni nga këto programe të kota të TV dhe nga media sociale. Mund të jenë të mbushura me shije të mahnitshme, dhe ju duket sikur kënaqeni kur i shikoni por mungojnë vlerat ushqyese të trrurit, thekson Sirota.

Gjeni një alternativë më të mirë për TV-në e padobishme: “Në të njëjtën mënyrë që prindërit duhet të bindin fëmijët të hanë brokoli dhe kale, televizioni ka nevojë për modele të vërtetë që na frymëzojnë të jemi më të respektueshëm dhe më të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit.”

Scroll to Top