Shpërthen Artan Hoxha: “Mbylle gojën kur flas unë se Beleri ka djegur flamurin e Shqipërisë.”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot në darkë u zhvillua një debat midis gazetarit Artan Hoxha dhe zëdhënësit të fushatës së një kandidati politik, Fredi Beleri. Gazetari Hoxha shpreh mendimin se nëse nuk do të ishte për ndikimin e kryeministrit aktual, Edi Ramës, Beleri nuk do të kandidonte për 100 vjet. Ai gjithashtu kritikon sjelljen e Belerit ndaj flamurit të Republikës së Shqipërisë, duke pohuar se ka djegur flamurin.

Në përgjigje, zëdhënësi Skerdjan Dhuli, i cili përfaqëson Belerin, i kundërpërgjigjet gazetarit Hoxha duke i thënë se e ka duruar deri në fund dhe nuk trembet prej tij.

Gazetari Hoxha i thotë të mbyllë gojën, duke shtuar se ai i ka mbyllur gojën politikanëve të tjerë të njohur si Sali Berisha dhe Edi Rama etj

Dhuli, pohoi se ka duart e pastra.

Hoxha, duke iu referuar përgjigjes së Dhulit, e këshillon atë që nëse i ka duart e pastra, të mos i bëjë pis. Ai gjithashtu i shton se e dëgjoi Dhulin dhe nuk e ndërpreu gjatë fjalës.

Artan Hoxha: Po të mos ishte ky Ramë, ai Fredi Beleri nuk do kandidonte për 100 vjet aty. Mbylle gojën kur flas unë, ai ka djeg flamurin e republikës së Shqipërisë. Mbylle gojën

Skerdjan Dhuli: O zotëri me kë po flet? Të kam duruar deri në fund. 

Skerdjan Dhuli: Unë nuk trembem nga ty

Artan Hoxha: E di që nuk trembesh, mbylle gojën, ua kam mbyllur Sali Berishës dhe Edi Ramën, e jo më ty

Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra

Artan Hoxha: Nëse i ke të pastra, mos i bëj pis. Më fole qëpar, nuk të ndërpreva

Scroll to Top