Pak ditë më parë Kavaja u trondit nga një vrasje, e cila u krye për hakmarrje. Habib Rexha ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën, ndërsa pas dy ditësh në arrati u vetëdorëzu në Policinë e Kavajës duke pranuar autorësinë e krimit.
Ai vrau Gosën në sy të babait të tij, dhe më pas u arratis nga vendi i krimit duke bërë që Policia të nxjerrë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që kishte informacion për vendndodhjen e Rexhës.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në “Zonë e Lirë” në ABC News dha detaje të reja për skenën e krimit në Kavajë. Ai theksoi se atentati ka qenë i përgatitur, ndërkaq tregoi dhe metodat që ka përdorur Rexha në vrasjen e Gosës.
Sipas Karamuços, ai ka përdorur qese, që gëzhojat të mos mbesin në vendin e krimit dhe për pasojë të “zhdukte” çdo provë të mundshme. Gjithashtu Karamuço tregoi detaje se pse autori ka qëlluar me dorën e majtë.
Ka qëlluar më të majtën, sepse të djathtën e ka pasur të dëmtuar, nga taktikat që kemi bërë në balistikë efketshmëria, duhet të kesh këto tre gishta nuk qëllon dot sepse s’ke shënjestër. Hakmarrje e pastër. Është bërë një plan i mirë përgatitur duke hequr një paralele siç e vrave ti vëllain tim në sy të fëmijës unë të vras në sy të babait. Ka përdorur qese, se kjo na vjen nga një vrarës me pagesë që kemi pasur në zonën e Vlorës. Qesja do të thotë se gëzhojat i lë renda në qese dhe faktorët plotësues të armës ngelën po aty. Edhe po të bëjnë një ekspertizë nëse kë qëlluar më këtë armë, në rrobat e tua nuk gjendet asgjë. Ashtu e ka bërë”, tha ai.
Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë. Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit me fjalë ata vranë njëri-tjetrin.