Herët a vonë, të gjithë personazhet e famshëm u ndodh të jenë viktima të lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tyre. Rasti më i fundit është ai i balerinit të njohur shqiptar, Kledi Kadiu.
Disa gazeta italiane kanë raportuar lajmin se ai ka ndërruar jetë, duke shqetësuar fansat e tij të shumtë, miqtë dhe familjarët.
Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.
“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.
Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm që është shumë mirë.
“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.
Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet balerini i njohur.
Me pak fjalë, dikush ka tentuar të bëjë bujë duke përdorur emrin e balerinit shqiptar.