Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, është gati për t’u bërë pjesë e botës së televizionit. Kjo dëshirë është shprehur nga ajo edhe kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e mesa duket tani po pret ofertat.
Ajo ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ku dikush e ka pyetur:
“A do të shohim së shpejti me ndonjë program televiziv?”.
Efi është përgjigjur: “Në pritje, në pritje të gjërave të bukura.”
Një person e ka pyetur në se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten. Kësaj pyetjeje, Efi i është përgjigjur duke thënë:
“Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”.