JiL.al - Jeto i Lumtur

Gati për trafikim drejt vendit fqinj/ Kapen në flagrancë dy persona në kufi, zbulohet sasi e drogës së sekuestruar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

11 kilogramë kanabis sativa e cila do të trafikohej drejt Malit të Zi janë kapur në Lezhë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mbikalimi”, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë dy persona në tentativë për të shitur/blerë sasinë e lëndës narkotike.

Në pranga ranë F. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit, 55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit N. T. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top