“Për shmangien e Asosacionit…”, analisti i njohur parashikon ‘fatin’ e Kosovës: Vendi mund të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme

Jil
Jil
1 Min Read

Për analistin Mentor Nazarko, në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në një intervistë televizive, Nazarko u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të thërrasë zgjedhje të reja, për të shmangur krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nazarko nënvizoi se Kurti kujdeset shumë për pëlqimin që ka në publik.

“Kurti, sipas një skenari të mundshëm, për të shmangur krijimin e Asociacionin të komunave, mund të provokojë gjithashtu edhe ai zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme do t’i jepnin një goditje të madhe dialogut. Ato palët, shtetet që hyjnë në zgjedhje, nuk bëjnë as dialog, as lëshime, as negociata.

Pra, në kuadër të këtyre zgjedhjeve të parakohshme, Kurti njëlloj si Vuçiçi, mund të shkojë tek zgjedhjet. Por edhe nëse nuk shkon te zgjedhjet, ai kujdeset më shumë nga të gjithë për atë sinusoidën e pëlqimit të tij publik. Pra, është i interesuar se çfarë mendon publiku”, theksoi ai.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *