Donte t’i dhuronte veshkën babait të saj, Almeda Abazi përlot me rrëfimin: Asnjë familjar nuk u ofrua për transplantin

Jil
Jil
2 Min Read

Modelja dhe moderatorja e njohur Almeda Abazi ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.

Teksa ishte e ftuar në “Se luan Topi”, Almeda ka rrëfyer momentin ku babai i saj duhej të bënte një transplant të veshkës dhe se si askush nga familjarët nuk u ofrua për ta ndihmuar.

Ajo rrëfeu mes lotësh se ishte e vetmja që dëshironte t’ja dhuronte veshkën babait të saj por as ai dhe mjekët nuk e lejuan pasi moderatorja ishte nën moshë.

“Kërkohej një transplant, veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, motrat ose e fëmijës. Pra duhej të përputhej me personin. Unë isha e para që kërkova i thashë mamit që unë dua t’ja dhuroj por babi nuk ka pranuar asnjëherë. Të më falni është hera e parë që flas për këtë temë.

Babi ishte i pari që nuk e pranoi diçka të tillë, ma bëri të qartë që ‘nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë’ por gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç duhet të isha mbi 18 vjeç për të bërë diçka të tillë, nuk ma lejuan as mjekët. Asnjë familjar tjetër nuk u ofrua për transplantin, por i kuptoj mundohem ti kuptoj. Ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja sepse është vëlla por që me kalimin e kohës kur bëhesh nënë i mendon disa gjëra, ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë dhe nuk është ofruar njeri”- tha Abazi.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *