Aksident i rëndë/ 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

19-vjeçarit Kevin Murataj i riu shqiptar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së premtes jashtë një picerie.

 Erlind Muhametaj, daja i 19-vjeçarit tregon se kishte pasur maturen dhe  kishte festuar bashkë me shokët e shoqet.

Me origjinë nga Shqipëria, ai kishte lindur në Foggia të Italisë dhe jetonte në Latisana.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 19-vjeçari sapo kishte dalë nga piceria së bashku me 8 shokë e shoqe të klasës dhe 2 mësues, kur u përplas në vijat e bardha nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30. Të rinjtë ishin nisur drejt diskotekës për të vijuar festën.

Kevin Murataj, që do të kishte mbushur 20 vjeç më 3 Shtator, ishte i pari në rresht. Papritur studenti u përplas nga automjeti. Dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar megjithatë nga të dhënat e para shoferi i makinës kishte ndaluar në mënyrë që të rinjtë të kalonin, por siç duket nuk e kishte parë në kohë që Kevin ishte futur në vijat e bardha.

I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë pa mbërritur ende.

Sipas asaj që shkruan  Messaggero Veneto, familja Murataj kishin shkuar në Itali shumë vite më parë. Por asnjëri prej tyre nuk e kishte imagjinuar se do të duhej të përballeshin me një humbje kaq të madhe.

LEXO TË RADHËS

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top