Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Antoneta Koçi, ka shprehur së fundmi disa pakënaqësi që ka me Kiara Titon.
E ftuar në Ora News ajo u shpreh se Kiara është një vajzë e mirë, por ndonjëherë tregohet arrogante dhe mendjemadhe.
“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt.
Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik.
Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë.
Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara.
As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë.
Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku.”-tha ajo.