Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Nita Latifi ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat te “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna. Përveç të tjerave Nita është pyetur rreth debateve dhe mesazheve kërcënuese mes saj dhe Zhaklin Lekatarit, ku ish-banorja ka sqaruar të vërtetën.
Nita Latifi: Nuk kanë qenë mesazhe kërcënuese, kanë qenë agresive me tone të rënda, pak ofenduese, nuk më ka kërcënuar…