Gati për atentat? Qarkullonte i armatosur dhe me lëndë narkotike në Tiranë, e pëson keq 37-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

Një 37-vjeçar është vënë në prangat policisë në Tirnanë, pasi qarkullonte në automjet i armatosur dhe me lëndë narkotike.

Po ashtu është proceduar penalisht pasagjerja, 35-vjeçare.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Sunday”.

Qarkullonte me automjet i armatosur dhe me lëndë narkotike, vihet në pranga 37-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjerja në mjet.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi, 37 vjeçar, banues në Golem. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 37 vjeçar dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe sasi lënde të dyshuar narkorike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të çantës së shtetases 35 vjeçare (pasagjere në mjet), gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën dhe kokainën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *