“E kam si motër…”, Keisi Medini zbulon marrëdhënien e saj me nënën

Jil
Jil
2 Min Read

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Keisi Medini ka folur si rrallë herë për marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.


Teksa ishte e ftuar në ‘Why Not’, këngëtarja tha se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Marrëdhënia jote me mamin?

Keisi: Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.

Çfarë ke marrë nga mami?


Keisi: Nuk e di saktë se çfarë kam marrë por, të dy janë me sy jeshil unë i kam bojëqelli, mami ka hundën e vogël po ashtu dhe babi. Mund të them se kam marrë më të mirën nga të dy.

Sabiani e takon mamin?

Keisi: Normal që po, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si radhëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *