Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë thënë se do të presin kthimin e normalitetit për ta kryer detyrën e tyre.
Zeqiri dhe Peci thonë se janë të shqetësuar për mundësinë e eskalimit të situatës.
“Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Ata kanë kërkuar kthimin e normalitetit, “në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”.
Deklarata e plotë e kryetarëve të dy komunave veriore:
Deklaratë e Izmir Zeqirit, Kryetar i Zubin Potokut dhe Ilir Pecit, Kryetar i Zveçanit
Sot, bashkërisht, i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës për takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Bashkë kemi diskutuar për situatën në komunat e pjesës veriore të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit të cilat pasuan betimin tonë si Kryetarë të komunave përkatëse.
Që nga dita kur i kemi shpallur kandidaturat për Kryetarë të komunave të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, e deri sot, qëllimi dhe synimi ynë ka qenë i qartë: që t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve të komunave tona, pa asnjë dallim, drejtë dhe profesionalisht.
- I zuri vendin në “BBV3”, Arbër Hajdari ka ‘dy fjalë’ për opinionistin e ri (Video)
- Do të habiteni! Ndjekësit “shpërthejnë” ndaj Arbana Osmanit, ja gafa që nuk i’u…
- Mijëra euro nata! Arratisen aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare (FOTO)
- “Kristin t’a marr…”, ja përgjigjja epike që jep Keisi Medini në telefonatë me…
- Gati për t’u futur botës së televizionit, ku do ta shohim Efin pas…