U verifikua nga ADN/ E vranë për 5 euro dhe u gjet i groposur në Spanjë, flet mes lotësh nëna e të riut shqiptar

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANË- Të humbësh jetën thjeshtë për 5 euro.

Familjarët e Artjol Ramajt kanë zbuluar detaje sesi e kanë gjetur kufomën e djalit të tyre, i cili ishte vrarë në Spanjë, brenda një plantacioni hashashi. E ëma e tij, Valentina Ramaj, ka treguar në “Pa Gjurmë” se ata u njoftuan nga Policia dhe iu kërkua ADN-ja për të bërë krahasimin me kufomën e tyre. Ishte bashkëshorti i saj ai që dërgoi të dhënat e tij që më pas u përputhën plotësisht me kufomën e gjetur në pyll.

“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur,”-tregoi ajo ndër të tjera.

Por si ndodhi ngjarja?

Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *